Vdes ish i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën

  • E.K /
  • 10 February 2022 - 11:17
Vdes ish i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën

Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare ish-ministri i Jashtëm i Sllovakisë dhe deputeti i Parlamentit Evropian, Eduard Kukan.

Kukan ishte ministër i Jashtëm i vendit të tij nga viti 1998 deri në vitin 2006. Ai zuri vendin e tretë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2004.

Ai ishte anëtar i Parlamentit Evropian nga viti 2009 deri në vitin 2019.

Në vitin 1999 ai shërbeu gjithashtu si i dërguar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, i emëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i atëhershëm i OKB-së, Kofi Annan. Këtë rol ai e mbajti së bashku me Carl Bildt.

(Kosova Sot Online)