Lexoni edhe:
Prokuroria Speciale e uzurpuar nga krimi i organizuar, injoron kallëzimet penale!
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve z. Hekuran Murati sot ka pranuar nga Udhëheqësi i Zyrës së BERZH-it në Prishtinë, z. Neil Taylor, Strategjinë Shtetërore të BERZH-it për Kosovën (2022-2027). Strategjia, e cila zhvillohet në koordinim me institucionet vendore, identifikon fushat në të cilat BERZH-i është më së miri i pozicionuar për të ndihmuar Kosovën dhe paraqet konditat për zhvillimin e projekteve të reja me përkrahjen e BERZH-it gjatë viteve 2022-2027.
Ministri Murati me këtë rast vlerësoi lartë bashkëpunimin me BERZH-in, si një partner i fuqishëm për arritjen e objektivave të Qeverisë drejt zhvillimit dhe forcimit të performancës së sektorit privat në Kosovë, përkrahjes së tranzicionit drejt energjisë së pastër, përmirësimit të ambientit dhe zhvillimin infrastrukturor.
Prokuroria Speciale e uzurpuar nga krimi i organizuar, injoron kallëzimet penale!Lexoni edhe:
Prioritetet kryesore të kësaj strategjie janë: Zhvillimi i një sektori privat më konkurrues dhe gjithëpërfshirës për të mundësuar rritje ekonomike, mbështetja e tranzicionit të ekonomisë së gjelbër në Kosovë përmes diversifikimit të burimeve të energjisë dhe efikasitetit më të madh në përdorimin e burimeve dhe mbështetja e integrimit rajonal infrastrukturor drejt tërheqjes së investimeve të huaja.
Gjatë këtij takimi, palët u zotuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet tyre me qëllim që të përmirësojnë jetën e qytetarëve të Kosovës.
(Kosova Sot Online)