Pamje të drogës që dyshohet se ka origjinë nga Shqipëria, policia: Destinim kishte vendet e BE-së

  • E.K /
  • 10 February 2022 - 14:41
Pamje të drogës që dyshohet se ka origjinë nga Shqipëria, policia: Destinim kishte vendet e BE-së

Droga që u kap mbrëmë nga Policia e Kosovës në Konushefc të Podujevës, me peshë 91 kg, dyshohet se ka origjinë nga Shqipëria.

Teksa si destinim final dyshohet se kishte vendet e Bashkimit Europian.

“Droga dyshohet se ka origjinë nga Shqipëria dhe ka kaluar përmes Prizrenit në Podujevë. Ka pasur destinim final vendet e BE-së”, tha policia në konferencë.

Përveç 91 kg drogë të llojit marihuanë, në Konushefc janë konfiskuar edhe një veturë Audi me targa të Gjermanisë, një veturë Glof 4 me targa të Austrisë, dy vetura tjera dhe para me vlerë mbi 650 euro. 

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, ndërsa në kërkim janë edhe tre të tjerë.

Pamje të drogës:

(Kosova Sot Online)