Mërgimtarët kosovarë të parët sa i përket fluturimeve nga aeroporti i Bazelit

  • E.K /
  • 11 February 2022 - 09:52
Mërgimtarët kosovarë të parët sa i përket fluturimeve nga aeroporti i Bazelit

Aeroporti i Bazelit rendit Prishtinën si vendi ku kreu më së shumti fluturime.

Aeroporti i Bazelit është një nga aeroportet e vetme në botë që administrohet nga Franca dhe Zvicra.

Aeroporti i Bazelit fluturon në tridhjetë e dy vende me afro nëntë milionë pasagjerë në vitet që kalojnë.

Në dhjetor të vitit 2021, ky aeroport shënoi 4447 fluturime,

Numri më i madh i fluturimeve përsa i përket një aeroporti, pasagjerëve, renditi Prishtinën, (Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari).

Prishtina është lider i qartë me 418 000 pasagjerë, i ndjekur nga Stambolli me 234 400 dhe Palma de Mallorca me 148 700 pasagjerë.

Ndërsa në tërësi për nga numri i fluturimeve ishin nga Spanja në disa aeroporte, e ndjkur nga aeroporti i Prishtinës, pastaj, Turqia, Italia dhe Franca ishin në krye të fluturimeve të tyre, shkruan tutje albinfo.ch.

(Kosova Sot Online)