Aksident i rëndë në Rahovec, vetura përplaset në pompën e benzinës

  • E.K /
  • 11 February 2022 - 10:20
Aksident i rëndë në Rahovec, vetura përplaset në pompën e benzinës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në Rahovec, konkretisht në fshatin Bernjake.

Policia bën të ditur se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke lëvizur me veturë,  duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi veturën dhe përplaset në një pompë të derivateve.

Si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe një pasagjer mashkull kosovar dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor

Detaje tjera rreth rastit nuk janë dhënë.

(Kosova Sot Online)