Keqpërdorimi i detyrës zyrtare është vepër e dënueshme penale, që duhet ta godet edhe deputetin!

Keqpërdorimi i detyrës zyrtare është vepër e dënueshme penale, që duhet ta godet edhe deputetin!
Keqpërdorimi i detyrës zyrtare është vepër e dënueshme penale, që duhet ta godet edhe deputetin!

Muhamet Kelmendi

  • 11 February 2022 - 07:55

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Keqpërdorimi i detyrës zyrtare është vepër e dënueshme me ligjet në fuqi. Kjo vepër po shfaqet më së shpeshti dhe me intensitet në Republikën e Kosovës. Keqpërdorime dhe vjedhje, mashtrime etj., kemi në qeveri, në Kuvend, në polici, në administratën e burokratizuar, në prokurori dhe në gjykata.

Për fat të keq kjo vepër i ka kaluar kufijtë, ndoshta edhe të normales, dhe është futur edhe në fakultete e në vende ku është në pyetje shëndeti i njeriut, në ambulanta dhe në spitale. Këtu është shumë e zhvilluar dhe pothuajse çdo pacient (i sëmurë) që shkon në spital, nëse paguan, shikohet më mirë.

Veprat e kryera nga qeveritarët në nivel qendror dhe lokal, si dhe nga deputetët, duke përdorur mjetet e ndryshme të shtetit, si makinat, si dhe duke marrë mëditje të ndryshme, si dhe duke bërë udhëtime brenda e jashtë,lypset të hetohen dhe të ndërmerren masa juridike. Për veprat e tilla ka dënime të ndryshme, varësisht nga vepra penale. Ato dënime shkojnë me vite burgim, përveç dënimeve me kusht, ndalimit të ushtrimit të profesionit dhe dënimeve me gjoba të ndryshme dhe të larta. Veprat e tilla, pavarësisht se ku kryhen, përkatësisht nivelit të funksionit, janë vepra penale të dënueshme me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".