Lajm i mirë: Gjermania njeh patentë shoferët e Kosovës

  • E.K /
  • 11 February 2022 - 12:52
Lajm i mirë: Gjermania njeh patentë shoferët e Kosovës

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se ka kaluar propozimi për njohjen e patent-shoferëve të Kosovës në Gjermani.

Sipas Ajetit, pro këtij propozimi kanë qenë 69 vota.

“Kënaqësi e veçantë të takoja pjesën më të madhe të Ministrave të Transportit të 16 landeve gjermane në prag të votimit të njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës. Edhe me i lumtur, kur nga 69 votat e përgjithshme të Bundesratit, Republikës tonë nuk i mungon asnjë votë. Kjo flet shumë për miqësinë ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për fuqizimin dhe ngritjen e cilësisë së standardizimit të patentë shoferëve të Kosovës me normat evropiane. Faleminderit Gjermani”, ka shkruar Ajeti.

Ndryshe, ditë më parë zëdhënësi i partisë së “Të Gjelbërve” për çështje të të drejtave të njeriut, Boris Mijatovic, kishte konfirmuar për Gazetën Express se do të japin votën “pro” këtij propozimi.

(Kosova Sot Online)