Një viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës ngre padi kundër tre serbëve

  • E.K /
  • 11 February 2022 - 13:19
Një viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës ngre padi kundër tre serbëve

Shoqata “Krimet e luftës Gjakova 1998-1999” ka dorëzuar sot në Policinë e Kosovës kontingjentin e 15-të të kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë, për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Udhëheqësja e grupit të shoqërisë civile për komunën e Gjakovës, ka deklaruar se deri më tani janë dorëzuar 80 kallëzime penale.

“Faktikisht sot është kontingjenti i 15-të që është dorëzuar. Shoqata për  krime lufte “Gjakova 98-99”, e cila vazhdon te sjell dosjet, kësaj here kemi sjell 80 lëndë dhe 80 kallëzime penale që kanë të bëjnë me vrasje, tortura dhe dëme materiale të shkaktuara gjatë luftë”, ka deklaruar Hoda.

Hoda deklaroi se një viktimë e dhunës seksuale ka dorëzuar padi kundër tre serbëve, të cilët i ka identifikuar nëpërmjet shoqatës.

“Është një prioritet për shoqatën, por është edhe një shtyrje për gratë e tjera që përmes shoqatës tonë munden me paditë, se sot nëpërmjet shoqatës tonë kemi edhe një padi, një viktimë e dhunës seksuale e cila ka ngre kallëzim penale ndaj  tre kriminelëve të cilët i ka njohur dhe i ka identifikuar në zyrën tonë”, ka deklaruar Hoda.

(Kosova Sot Online)