Biden letër Vuçiqit për ditën e shtetit: Siç e dini, dialogu me Kosovën duhet të përfundojë me njohje reciproke

  • E.K /
  • 12 February 2022 - 10:35
Biden letër Vuçiqit për ditën e shtetit: Siç e dini, dialogu me Kosovën duhet të përfundojë me njohje reciproke

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka dërguar letër kreut të Serbisë, Aleksander Vuçiq, me rastin e ditës së shtetit të Serbisë.

Në letrën e publikuar nga presidenca e Serbisë, Joe Biden i kujton Vuçiqit se rruga evropiane e Serbisë varet nga progresi drejt normalizimit të plotë i raporteve me Republikën e Kosovës, raporte të cilat Biden e përsëritë se duhet të bazohen në njohje reciproke.

Biden i ka thënë Vuçiqit se Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Serbinë dhe të gjithë fqinjët e saj.

“Aspiratat e Serbisë drejt BE-së gjithashtu varen nga progresi drejt normalizimi të plotë të raporteve në mes të Beogradit dhe Prishtinës, të cilat, siç edhe ju e dini, duhet të bazohen në njohje reciproke. SHBA-ja qëndron e gatshme që t’iu mbështes për të punuar në mirëbesim për të arritur një synim të tillë. Familja evropiane nuk është e plotë pa Serbinë dhe pa të gjithë fqinjët e saj”, ka shkruar Biden në letrën e tij.

(Kosova Sot Online)