9 gra shtatzëna dhe 6 fëmijë të shtrirë në QKUK për shkak të COVID-19

  • E.K /
  • 14 February 2022 - 09:53
9 gra shtatzëna dhe 6 fëmijë të shtrirë në QKUK për shkak të COVID-19

Gjatë këtij viti është rritur numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë.

Kësisoj është rritur edhe numri i pacientëve të hospitalizuar.

Në mesin e të hospitalizuarve janë edhe 6 fëmijë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë.

Po ashtu në mesin e të hospitalizuarve janë edhe 9 gra në Klinikën e Gjinekologjisë.

“Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës, 171 pacientë janë të spitalizuar nga Covid-19, prej tyre 166  të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, 5 të negativizuar. 129 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv janë 10 pacientë”, thuhet nga SHSKUK.

(Kosova Sot Online)