Po bashkohen të korruptuarit nën maskën politike, për përfitime kriminale!

Po bashkohen të korruptuarit nën maskën politike, për përfitime kriminale!

Gani Qarri

  • 14 February 2022 - 07:43

Shkruan:  ANALISTI -  Gani Qarri

Takimi i partive politike, që tanimë më tepër kanë statusin e grupeve minore se sa parti të njëmendta opozitare, i ftuar nga grupi i dështuar i mbetjeve të PSD-së së amortizuar të Shpend Ahmetit, që tani po e komandon militanti dhe argati i tij Dardan Molliqaj, dështoi keq dhe pësoi debaklin e radhës, në përpjekjen për ti qitur qytetarët me mashtrim në protesta kundër Qeverisë Kurti, për përfitime të veta politike në këtë situatë krize globale. 

Takimin në konsultativ të partive politike opozitare, si takim konsultativ, për bashkëveprim kundër Qeverisë Kurti e kanë injoruar, të dy partitë kryesore të opozitës parlamentare, PDK dhe LDK, duke u deklaruar se çështjet e ngritura rreth shqetësimit për çmimin e energjisë elektrike, do ta dërgojnë për trajtim institucional në Gjykatën Kushtetuese, dhe jo të bëhen argat i rrugës së Molliqajt, vetëm sa për përfitim politik dhe elektoral të një të dështuari pa parti as post deputeti, në institucionet e Kosovës.

Kështu që vet skenari i rigrupimit të veçantë, të strukturës së inkriminuar opozitare për ta mbajtur të tensionuar atmosferën politike në vend, takim në të cilin morën pjesë vetëm të dështuarit dhe të korruptuarit, nga AKR-ja e oligarkut Behgjet Pacolli, AAK-ja e varfër në punë dhe ide e Ramush Haradinajt, si dhe një përfaqësues i pa rëndësishëm po ashtu nga një grupim i dështuar si ai i Fatmir Limajt, paralajmëron dështimin e tyre të rëndë.

 Për aq më tepër, të vegjlit e dështuar dhe të manipuluarit nga grupi militant i Dardan Molliqajt si katër grupimet, dy prej të cilave si PSD dhe NS (nisma socialdemokrate) as që ekzistojnë më si parti parlamentare, ndërsa dy tjerat AAK dhe AKR, edhe ato, kanë marrë në sy të njëjtën rrugë të dështimit.Ndaj, duke e ndjerë veten shumë afër njëra tjetrës në humbje, AAK, AKR, PSD dhe Nisma Socialdemokrate deklaruan sikur janë akorduar për organizimin e një proteste kundër vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike, që në opinionin publik po shihet si manipulim i ulët për përfitime politike dhe elektorale nga një krizë me përmasa globale, të Dardan Molliqajt, harambashit që vetëm pak ditë më parë goditi pa asnjë faj, me shpullë fytyrës, policin e Kosovës, në detyrë, athua ky është shembulli i organizatorit, që do ta shpëtoj qytetarin! 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".