5 raste të dhunës në familje u raportuan dje në polici

  • E.K /
  • 14 February 2022 - 10:19
5 raste të dhunës në familje u raportuan dje në polici

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 5 raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë ditës djeshme në Policinë e Kosovës.

Sipas policisë, dje në Prishtinë në orën 11:00 një burrë ka sulmuar bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje. 

Në Fushë Kosovë një grua ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Sipas policisë, dje në Ferizaj është arrestuar një burrë, pasi që ka sulmuar babain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka kanosur bashkëshorten tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Ndërsa, në raportin 24 orësht të policisë thuhet se në Mitrovicë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas policisë, nuk raportohet për të lënduar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.  

(Kosova Sot Online)