Kërcënoi policët me thikë, efektivët hapin zjarr ndaj burrit në Francë

  • E.K /
  • 14 February 2022 - 10:46
Kërcënoi policët me thikë, efektivët hapin zjarr ndaj burrit në Francë

Momente paniku janë regjistruar në një stacion treni në Paris.

Dy oficerë policie që ishin duke patrulluar në zonë, janë kërcënuar nga një burrë që mbante një thikë në dorë. Në këtë moment, policët kanë reaguar duke nxjerrë armën dhe qëlluar mbi burrin, të cilin e kanë lënë të plagosur.

Asnjë nga oficerët nuk u lëndua dhe nuk raportohet për të lënduar në mesin e qytetarëve.

Burri ishte i njohur për policinë, raporton La Depeche, pa thënë se për çfarë ishte i akuzuar më herët.

“Këtë mëngjes rreth orës 7 të mëngjesit, një patrullë policie u kërcënua nga një individ i armatosur me thikë në transportin publik në rajonin Ile-de-France”, shkroi në Twitter Ministri i Brendshëm Gerard Darmanin rreth orës 7:40 të mëngjesit me orën lokale.

“Policia përdori armët e saj, duke shmangur kështu çdo rrezik për veten dhe për udhëtarët”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)