Albin Kurti uron Shën Valentinin, ka dy fjalë edhe për njëvjetorin e fitores së 14 shkurtit

  • E.K /
  • 14 February 2022 - 13:12
Albin Kurti uron Shën Valentinin, ka dy fjalë edhe për njëvjetorin e fitores së 14 shkurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar “Shën Valentinin”, ditën e të dashuruarve, të cilën e ka lidhur edhe me njëvjetorin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare.

Duke uruar të dashuruarit dhe ata që duan të bien në dashuri, Kurti ka shkruar se përputhja e kësaj date me njëvjetorin e fitores së VV’së është rastësi e bukur.

“Urime Shën Valentini të gjithë të dashuruarve dhe atyre që duan të bien në dashuri! Përputhja me njëvjetorin e fitores së madhe demokratike të 14 shkurtit 2021 është një rastësi e bukur”, ka shkruar kreu i ekzekutivit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

(Kosova Sot Online)