Mes frikës së pushtimit, presidenti ukrainas merr një vendim për ditën kur SHBA’ja pret që Rusia të sulmojë Ukrainën

  • A.P /
  • 14 February 2022 - 20:20
Mes frikës së pushtimit, presidenti ukrainas merr një vendim për ditën kur SHBA’ja pret që Rusia të sulmojë Ukrainën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se e mërkura e 16 shkurtit, dita në të cilën inteligjenca amerikane beson se mund të ndodh pushtimi rus, do të jetë ‘ditë e unitetit kombëtar’.

Presidenti Zelenskly, bëri thirrje që flamujt e vendit të valëviteshin në ndërtesat shtetërore dhe vendet e tjera dhe që himni kombëtar të luhej në mbarë vendin në orën 10:00 të mëngjesit të së mërkurës.

Dekreti presidencial thotë se “masat urgjente janë për të konsoliduar shoqërinë ukrainase” dhe kërkohen me qëllim “që të forcohet konsolidimi dhe qëndrueshmëria e shoqërisë ukrainase përballë kërcënimeve hibride në rritje, informacionit dhe propagandës, presionit moral dhe psikologjik mbi ndërgjegjen publike”.

Javën e kaluar, SHBA tha se Rusia mund të sulmojë Ukrainën brenda kësaj jave.

(Kosova Sot Online)