Dëmtohen disa varreza në Podujevë

  • E.K /
  • 15 February 2022 - 09:23
Dëmtohen disa varreza në Podujevë

Dyshohet se disa varreza në Podujevë janë dëmtuar nga persona të panjohur, raporton Policia e Kosovës.

Rastin në Polici e ka raportuar një person të hënën, duke thënë se janë dëmtuar pllakat e katër varreve.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë dëmtuar pllakat e katër varreve. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e plotë.

(Kosova Sot Online)