Urgjent institucionet e shtetit të pastrohen nga shtresat e krimit!

Urgjent institucionet e shtetit të pastrohen nga shtresat e krimit!

Hajrullah Tërnava

  • 15 February 2022 - 07:37

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava  

Krimi që e ka kapluar Kosovën deri në këtë masë, është produkt i institucioneve të drejtësisë të cilat nuk i kanë krye obligimet ligjore ndaj shtetit dhe qytetarëve të sajë, dhe në këto pozicione dihet se janë gjyqësia, prokuroria, avokatët e ndryshëm që punojnë për interesa të të “fortëve” dhe institucioneve  që kanë lidhshmëri me drejtësinë, sikur policia, AKI, inspekcione të ndryshme, prandaj tani e kemi një gjendje të tillë që edhe po deshi kjo Qeveri ta spastroj nga ato krime të kryera deri me tani, i duhet një kohë e gjatë me vite, dhe duke bërë në ato institucione reforma të thella, e duke i spastrue ato institucione nga njerëzit që ishin të lidhur me këto veprimtari  kriminale, dhe të gjithë ata që argumentohen se ishin në lidhje me krimin, ndaj tyre të ngritën procedurat penale dhe të dënohen pamëshirshëm dhe të ju konfiskohet pasuria  e paligjshme.

Me që në shumë institucione të Kosovës ka veprime kriminale, sa më parë duhet të fillohet me spastrimin e tyre, dhe është e kuptueshme fillimi i gjykimit të grupit të zyrtarëve të akuzuar për vjedhjen e 2.1 milion Euro nga Buxheti i shtetit. Kjo po e tregon skemën kriminale se si funksionojnë lidhjet e avokatëve mbrojtës me krimin, pasi që pranimi i fajësisë nga i akuzuari kryesor në këtë aferë ka befasuar jo vetëm trupin gjykues, por edhe vetë avokatët që kishin paraparë tjetër skenar të zhvillimit të procesit gjyqësor në përpjekjen e tyre për ta blerë drejtësinë dhe manipuluar provat dhe pastruar vjedhësit e buxhetit të shtetit.

Njëri prej të pandehurve në rastin e dyshuar të vjedhjes së 2,1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, në tetor të vitit 2020, Labinot Gruda, që në fillimin e ka pranuar fajësinë për të gjitha pikat për të cilat akuzohet, në seancën e radhës gjyqësore që po zhvillohet në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Kjo sjellje befasuese, pas pranimit të fajësisë nga ana e tij, ka bërë që avokati i të pandehurit tjetër për këtë rast, Kadri Shala, Floren Latifi, ka kërkuar që seanca të shtyhet. Latifi ka thënë qe nuk e ka pritur këtë gjendje andaj i duhet më shumë kohë të konsultohet me klientin. Ndërkohë, avokati Tahir Rrecaj ka thënë që aktakuza është e ngritur në prova të mjaftueshme dhe se jo vetëm ai por asnjë avokat nuk do të mund ta rrezojë poshtë aktakuzën. Pas këshillimit dhe pranimit të fajësisë nga Labinot Gruda, trupi gjykues ka marr aktvendim për pranimin e fajësisë.

Aktakuza ndaj Labinot Grudës dhe Kadri Shalës, të akuzuar për aferën e vjedhjes së mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit është konfirmuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, në dhjetor të vitit 2021, derisa gjykimi ka filluar këtë të premte. Sipas aktakuzës, Kadri Shala, si person përgjegjës i kompanisë “LDA GROUP SHPK” i ka mundësuar Labinot Grudës, zyrtar në Ministrinë e Financave, që paratë nga Thesari i Shtetit në vlerë të 2 milionë e 77 mijë e 995 eurove e 90 centë të transferohen në të njëjtën kompani në mënyrë të kundërligjshme. Po ashtu, sipas aktakuzës Kadri Shala ka kryer veprën penale të ndihmës e cila është ndërlidhur me veprën tjetër penale atë të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Dy të pandehurit, Labinot Gruda dhe Kadri Shala, sipas aktakuzës, pas marrëveshjes dhe planifikimit paraprak në bashkëkryerje kanë bërë transferimin e parave nga Thesari i Shtetit në kompaninë e personit të autorizuar Kadri Shala “LDA GROUP SHPK”, ndërsa me qëllim të fshehjes së parave të transferuara në mënyrë të kundërligjshme, i ka ndarë rreth 2.1 milionë eurot në llogari të ndryshme bankare të personave fizik nën arsyetimin për blerje, huazim, avans, donacione e kryerje të borxheve. 1 milion e 416 mijë e 413 euro e 64 centë Shala dyshohet se i ka transferuar në 26 kompani të ndryshme në Kosovë, ndërsa 440 mijë euro i njëjti person dyshohet se i ka transferuar në llogari bankare në Turqi nën arsyetimin për pagesë të blerjes së makinerisë së betonieres dhe pompës së betonit. Gjithsesi se ky rast i hetimit dhe dokumentimit te provave mbas miri flet se kur Prokurori e kryen punën me përgjegjësi dhe profesionalizëm atëherë pamundësohet krejtësisht hapësira e veprimit manipulative dhe ndërmjetësimi korruptiv i avokatëve në mes të palës të organit të akuzës, apo të gjyqtarit, një praktikë kriminale që shumë raste të hajnive të mëdha dhe aferave të jakave të mardha i ka nxjerrë të pa fajshme në të kaluarën, ose është blerë drejtësia duke shqiptuar masa simbolike të ndëshkimit, që nuk janë të barasvlershme me nivelin e krimit. Duke qenë së i akuzuari kryesor në këtë rast të vjedhjes spektakulare, Labinot Grudës e ka pranuar të plotë aktakuzën, atij i është vazhdua paraburgimi edhe për dy muaj, duke e refuzuar kërkesën e Avokatit mbrojtës për arrest shtëpiak si masë e vazhdimit të paraburgimit.

Seanca ndaj tij dhe të akuzuarit tjetër për rastin e 2,1 milionë eurove të Thesarit, është ndërprerë dhe vazhdimi i saj do të bëhet më 28 shkurt, pasi që me pranimin e fajësisë dhe të provave të paraqitura nga  prokuroria Speciale kanë ndryshuar rrethanat e parashikuara nga mbrojtja dhe deklaratat e  bashkëpjesëmarrësve në të njëjtin rast. Nëse në ato poste në të ardhmen ndodhin reforma dhe emërohen persona ligjor që e kanë dëshmua veten në të kaluarën, atëherë situata do të ndryshoj për të mirë dhe duhet të presim edhe në të ardhmen suksese, raste e tilla të përgatitjes, argumentimit dhe mbrojtjes së  krimit nga ana e organit të akuzës nuk duhen te ndodhin ma, përkundrazi nga prokuror të guximshëm e Professional, të cilët nuk shiten e nuk blihen nga nëntoka kriminale, por i nënshtrohen ligjit dhe betimit për ta zbatuar drejtësinë vetëm mbi baza profesionale dhe në interes të shtetit.  Kjo do të jetë një risi që do të sjell përgjegjësi në fushën e drejtësisë, derisa po afron koha e Ligjit të Vettingut dhe testimit të secilit gjyqtar e prokuror për kontributin apo dëmin që roli i tij ka pasur në drejtësi.

Lidhur me rastin e keqpërdorimit-vjedhjes se Thesarit te Buxhetit te shtetit, kërkohet që të bëhen hetime edhe për të kaluarat e pushtetarëve tjerë në atë institucion dhe të vërtetohet se a mos ka pasur edhe raste të tjera të ngjashme të vjedhjeve të ati Thesari, sepse na kujtohet ministresha Bajrami që në këtë kohë ishte në funksionin e atij posti, dhe ashtu kur u deklarua se asgjë s’është kjo vjedhje çfarë ka me u zbulua se çfarë ka ndodhur në të kaluarat e qeverive të mëparshme, por që nga ajo kohe e deri më tani rreth këtij deklarimi nuk pati informacione, prandaj opinioni tani po pret që të hulumtohet kjo e thënë dhe të vërtetohen se nëse ka pasur në të kaluarën raste të tilla kriminale edhe ato ishte dashur me u zbulua, dhe nga vetvetiu shtrohet pyetja vepër kryesi Labinot Gruda, a thua se si herë të parë e paska pas krye këtë vepër kriminale të ati niveli, apo mos ka pasur edhe raste të mëparshme e që tani i ka mbet zhig që me e vazhdua me këto veprime kriminale si shumë do tjerë që në këtë mënyrë  janë pasuruar.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".