Në Prishtinë një punëtor i një pike të karburanteve raporton një kartëmonedhë 500 euro të falsifikuar

  • E.K /
  • 15 February 2022 - 09:30
Në Prishtinë një punëtor i një pike të karburanteve raporton një kartëmonedhë 500 euro të falsifikuar

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se një menaxher i një pike të karburanteve ka raportuar se gjatë numërimit të parave të mbledhura nga punëtorët e pompës gjatë shitjes së derivateve kishte vërejte se një kartëmonedhë në vlerë 500 euro dyshohet të jetë e falsifikuar.

Rasti ka ndodhur të dielën në Prishtinë.

“Ankuesi mashkull kosovar menaxher i një pike të karburanteve ka raportuar se gjatë numërimit të parave të mbledhura nga punëtorët e pompës gjatë shitjes së derivateve kishte vërejte se një kartëmonedhë në vlerë 500 euro dyshohet të jetë e falsifikuar”, thuhet në raport.

Nga njësiti policor për procedura hetimore është sekuestruar monedha në fjalë. Rasti nën hetime.

(Kosova Sot Online)