Ekstradimi i 6 turqve në Turqi është bërë pa procedurë

Ekstradimi i 6 turqve në Turqi është bërë pa procedurë
Ekstradimi i 6 turqve në Turqi është bërë pa procedurë

Muhamet Kelmendi

  • 15 February 2022 - 07:56

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Ekstradimi nuk bëhet ku kalon në burg dhe ku maltretohet e rrahet brutalisht. Me këtë dua të them se shtyllat kryesore të pushtetit, si AKI, MPB-ja, si Departamenti për Shtetësi, Azil, Migracion dhe Departamenti për Migracion në kuadër të Policisë, dhe vetë Qeveria kanë rënë në kundërshtim me ligjin. Këto shtylla janë përgjegjëse. Asnjë fakt nuk është shqyrtuar. Nuk dihen faktet për terrorizëm! Nuk ka të dhëna për ndonjë krim!

Ligjërisht drejtësia në Kosovë konsiderohet kompetente për të vendosur për çështjen e rastit të qytetarëve turq, që i bije se është gjykata e vendit ku është gjendur i dyshimti. Veprimi që u ndërmor për 6 turqit e depërtuar pa ndonjë vendim të gjykatës së Kosovës është parimisht antiligjore. Kuptohet se akuza e bërë ndaj tyre nga pushteti në Ankara kërkon një shqyrtim të fakteve dhe mbi atë të vendoset lidhur me kërkesën e shtetit për ekstradim të të dyshuarve.

Organet e Kosovës, këtu e kam fjalën për shtyllat kryesore të pushtetit,nën drejtimin e politikës, i kapen të dyshuarit dhe i dërguan në aeroport ku edhe i ekstraduan për në Turqi. Shikuar në aspektin juridik është vepër penale e kidnapimit, ndërsa organet dhe udhëheqësit që kryen këtë vepër, kanë shkelur detyrat e veta zyrtare, duke e keqpërdorur pushtetin dhe më shumë, shkelën rëndë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të qytetarit. Kapja dhe depërtimi pa procedurë dhe nën masa policore është vepër e dënueshme. E njëjta është e dënueshme kudo, jo vetëm në Kosovë,por në Evropë, po se po.

Po kështu është shkelur edhe e drejta e të kërkuarit azil në vendin tonë. Çdo qytetar që kalon kufirin e Kosovës dhe kapet këtu ka të drejtë në azil. Organet e shqyrtojnë kërkesën dhe vendosin. Kjo nuk vlen për veprat penale të terrorizmit e të krimeve dhe të gjenocidit të luftës. Këtu në rastin e turqve pikërisht këto çështje është dashur të shqyrtohen nga gjykata kompetente dhe pasi që të ishin shteruar mjetet juridike dhe ligjore do të duhej të bëhej ekstradimi. Por te ekstradimi zakonisht nuk lejohet të bëhet në shtetet ku veprimet janë jo njerëzore.

Ekstradimi nuk bëhet ku kalon në burg dhe ku maltretohet e rrahet brutalisht. Me këtë dua të them se shtyllat kryesore të pushtetit, si AKI, MPB-ja, si Departamenti për Shtetësi, Azil, Migracion dhe Departamenti për Migracion në kuadër të Policisë, dhe vetë Qeveria kanë rënë në kundërshtim me ligjin. Këto shtylla janë përgjegjëse. Asnjë fakt nuk është shqyrtuar. Nuk dihen faktet për terrorizëm! Nuk ka të dhëna për ndonjë krim! Nuk është shqyrtuar nga gjykata mënyra dhe faktet e paraqitura për ekstradim! Nuk është lejuar e drejta elementare e Azilit! Nuk është shqyrtuar fare gjendja e tyre pas ekstradimit sa i përket jetës dhe shëndetit! Tërë këto çështje janë të rregulluara me norma ndërkombëtare dhe Kosova i ka pranuar ato.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"