Ngjarje e pazakontë: Gruaja për Shën Valentin helmon burrin dhe ia zbrasë llogarinë e bankës

  • E.K /
  • 15 February 2022 - 09:54
Ngjarje e pazakontë: Gruaja për Shën Valentin helmon burrin dhe ia zbrasë llogarinë e bankës

Një grua në Valencia të Spanjës raportohet të ketë vrarë burrin e saj duke e helmuar me ‘laxativ’ dhe pastaj të ketë marrë paratë nga llogaria e tij derisa bashkëshorti ishte i shtrirë në spital duke u kuruar nga diarreja.

Alarmin për këtë e ngritën të afërmit e burrit pasi zbuluan se afër 75.000 funte po mungonin në konton e burrit pas vdekjes.

Sipas raporteve lokale, arsyeja pse forcat policore dyshonin se gruaja ka dorë në rastin në fjale ishte sepse sapo pacienti kthehej në dhomën intensive, gjendja e tij përmirësohej për dallim kur ai kthehej në dhomën normale, shkruan Mirror.

Gruaja e paidentifikuar u arrestua pasi detektivët gjetën disa fatura që dëshmonin se ajo kishte blerë kemikate që përdoreshin për trajtimin e kapsllëkut.

Ende nuk dihet saktësisht se si ka ndodhur helmimi, por besohet se bashkëshortja ka hedhur ‘laxativ’në ushqimin e burrit gjatë kohës kur ai ishte i shtrirë në spital.

(Kosova Sot Online)