E tmerrshme: Qindra zogj bien në mënyrë të çuditshme në tokë dhe ngordhin

  • E.K /
  • 15 February 2022 - 11:23
E tmerrshme: Qindra zogj bien në mënyrë të çuditshme në tokë dhe ngordhin

Pamjet nga një kamera sigurie në qytetin verior meksikan, Chihuahua, tregojnë se si një tufë me zogj bie mënyrë të çuditshme në rrugë.

Sipas policisë më shumë se njëqind zogj të zinj me kokë të verdhë që migrojnë nga Kanadaja në Meksikë u gjetën të ngordhur në rrugë, raportojnë mediat e huaja.

Dyshimet janë se zogjtë mund të kishin ngordhur nga tymi toksik që nxjerrin fabrikat ose për shkak të përplasjes me ndonjë kabllo të energjisë elektrike.

Megjithatë, autoritetet ende vijojnë hetimet.

(Kosova Sot Online)