Do ta besojmë kur ta shohim, Ukraina skeptike për tërheqjen e trupave ruse nga kufiri

  • E.K /
  • 15 February 2022 - 11:35
Do ta besojmë kur ta shohim, Ukraina skeptike për tërheqjen e trupave ruse nga kufiri

Pas tërheqjes së  një pjesë së trupave rusë, pas Perëndimit i cili kërkoi prova nga Moska ka reaguar edhe Ukraina. 

Sipas ministrit të jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, Rusia duhet të tërheqë të gjitha forcat e saj të mbetura nga kufiri i përbashkët i vendeve.

“Ne kemi një rregull: mos besoni atë që dëgjoni, besoni atë që shihni”, u tha ai gazetarëve pas lajmit se disa trupa ruse po ktheheshin në bazë.

“Kur të shohim tërheqjen e trupave, atëherë ne do të besojmë se situata është qetësuar”.

Ministri shtoi gjithashtu se rruga diplomatike që Ukraina po ndiqte me aleatët e saj do të parandalonte  përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

(Kosova Sot Online)