Ndodh edhe kjo në një shkollë në Kosovë: Shfaqen minjtë në klasë

  • E.K /
  • 15 February 2022 - 11:43
Ndodh edhe kjo në një shkollë në Kosovë: Shfaqen minjtë në klasë

Një prind i një nxënësi në shkollën fillore “Rilindja” në fshatin Vilanc të Vushtrrisë është ankuar në Drejtorinë e Arsimit në këtë komunë.

Ankuesja ka thënë se në këtë shkollë kundërmon erë e keqe dhe ka prezencë të minjve nëpër klasa.

Përmes një njoftimi nga Komuna e Vushtrrisë është bërë e ditur se aty janë dërguar një ekip nga Drejtoria si dhe në vendngjarje ka dalë edhe drejtori i shkollës.

“Drejtori dhe stafi teknik i shkollës do të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të evituar këtë gjendje, dhe për të krijuar kushte normale për mësim në këtë shkollë”.

Tutje në njoftim thuhet se “Drejtoria për Arsim mirëpret ankesat e qytetarëve dhe i shqyrton me përgjegjësi të lartë ato".

(Kosova Sot Online)