Pejani i arrestuar për rrahje e sulmon dhe kërcënon me vrasje një polic

  • E.K /
  • 16 February 2022 - 10:09
Pejani i arrestuar për rrahje e sulmon dhe kërcënon me vrasje një polic

Policia në Pejë ka shkuar në një lokal ku është raportuar se ka ndodhur një rrahje mes disa personave. Me të shkuar aty, zyrtarët policorë janë sulmuar fizikisht nga njëri prej të dyshuarve.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës.

Sipas policisë, i dyshuari i cili ishte në gjendje të dehur, ka sulmuar fizikisht dhe ka kërcënuar me vrasje një polic.

Zyrtari policor ka pësuar lëndime dhe i është ofruar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Pejë 14.02.2022 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në gjendje të dehur, në një lokal ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë të cilët kishin shkuar, pasi kishin pranuar informatën se është duke ndodhur një rrahje në mes disa personave. I dyshuari pasi është arrestuar dhe dërguar në stacion ka vazhduar me sjellje agresive duke sulmuar fizikisht edhe një zyrtar policor të cilit i ka shkaktuar lëndime dhe kanosur me vrasje. Viktimës – zyrtarit policor i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)