‘Dështon PRONTO mafia e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit!’

‘Dështon PRONTO mafia e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit!’
‘Dështon PRONTO mafia e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit!’

Naim Miftari

  • 16 February 2022 - 07:51

Shkruan: ANALISTI - Naim Miftari

Pranimi i fajësisë nga i akuzuari Labinot Gruda është i mirëseardhur por si duket i ka zënë në befasi pjesëtarët e tjerë të grupit të akuzuar se e kanë vjedhë bashkërisht thesarin e shtetit 2.1 milion euro. Befasia e treguar e Avokatëve dhe kërkesa e tyre për me shty gjykimin tregon qartë se ky grup ndoshta edhe me avokatët bashkë kanë përgatit një gënjeshtër, një tregim tjetër për vjedhjen e 2.1 milionave. Sipas mendimit tim rasti është shumë i qartë dhe fajësia është e argumentuar sipas dërgesave elektronike të parave. Këto dërgesa nuk munden me u fshi lehtë edhe me dashtë dikush me i fshirë.

Pranimi i fajësisë është i pritur në këtë rast, sepse nuk mundet me funksionuar ligji i PRONTO-s FIFTI-FIFTI, do të thotë 50% me 50%. Pjesa e parë në mes të prokurorit dhe gjyqtarit e 50 tjera të akuzuarve dhe avokatëve dhe pastaj të shpallen të pafajshëm. Pra në këtë rast serioz, kur provat dhe argumentet janë shumë të pastra dhe të pa manipulueshme, është vështirë për të funksionuar ligji i PRONTO-s pasi Qeveria nuk është më në dorë të PRONTOS dhe shumë vështrime janë drejtuar në këtë gjykim që është i lehtë për tu fituar, për prokurorin pasi ka argumente shumë të qarta që nuk mundet ti rrëzon askush. Nëse eventualisht do ta humbiste prokuroria këtë rast, ai apo ata prokuror nuk do ta kishin as pikën e minimumit të besueshmërisë dhe të kredibilitetit, dhe në këtë rast ata më nuk do të kishin kredibilitet me qenë kurrë më prokuror e gjyqtar , sepse automatikisht do të llogaritej se ka funksionuar ligji i PRONTOS si në rastin e Adem PRONTO-s, KEK-ut, privtizimeve,Trepça, afera e Veteranëve të rrejshëm e të tjera ku shumë nga ato afera të ish pushtetarëve gjykatat-prokuroria dhe hetuesia ishin shndërruar në teatër.

Të gjitha këto raste ishin të trukuara kur gjykata dhe prokuroria kanë punuar sipas dëshirave të krimit të organizuar, sipas dëshirave të pronto mafisë dhe politikanëve të korruptuar, por nuk kishin punuar për ligji dhe për shtet. KGJK dhe KPK tani janë duke tentuar që ti përsëritin prapë metodat e PRONTOS dhe po tentojnë të vendosin në prokurori e gjyqësi njerëz të ish pushtetit, njerëz që janë vendosur edhe më herët në institucione si përfaqësues të dikujt, përfaqësues të klaneve politike, përfaqësues të krimit të organizuar që kur bëhen prokuror e gjyqtar me jua ruajt shpinën politikanëve të korruptuar dhe ish-pushtetarëve, që shumica sot çuditërish janë multi-milionerë.

Kjo nuk duhet me ndodhë tani dhe se Kryeministri dhe Presidentja duhet të sillen me shumë kujdes, çdo zyrtar që e dërgon KGK-KPK duhet ta super verifikojnë edhe një herë se përfaqësues të kujt janë, të shtetit apo përfaqësues të Hashimave, Kadrijav, Ilmijav, Mustafave, Ramushave, Fatmirave e të Behxhetave. Pra duhet të ju bëhet verifikim i thellë moral e profesional , një lloj VETTING-u i përgjithshëm i pa anshëm që do ti sillte gjërat në vendin e duhur ku çdo i fajshëm e çdo kriminel do të ja kishte frikën ligjit dhe shtetit të Kosovës e jo si deri sot kur që edhe nëse je apo ke qenë i pafajshëm, ke pasur dhe ke frikë nga ndëshkimi në proces gjyqësor sepse e din që po të gjykon PRONTO drejtësia dhe PRONTO shteti i mafies.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".