Urimi i Mbretëreshës Elizabeta për përvjetorin e pavarësisë

  • E.K /
  • 16 February 2022 - 14:28
Urimi i Mbretëreshës Elizabeta për përvjetorin e pavarësisë

Mbretëresha e Britanisë së Bashkuar, Elizabeta e ka uruar Kosovën për 14 vjetorin e pavarësisë.

Në një telegram urimi dërguar presidentes Vjosa Osmani, mbretëresha ka thënë se shpreson që të ketë periudha më të mira në të ardhmen në mes të shteteve.

“Me rastin e festës së rëndësishme të ditës suaj të pavarësisë, dua ta përgëzoj Shkëlqesinë Tuaj dhe t’ia dërgoj urimet e mia popullit të Kosovës. Ndërsa i kapërcejmë sfidat globale shëndetësore së bashku, me vendosmëri dhe këmbëngulje, uroj që të kemi periudha më të mira në të ardhmen”, thuhet në telegramin e saj.

Ndërkaq Presidentja Osmani ka falënderuar Mbretëreshën Elizabeth dhe ka potencuar se Mbretëria e Bashkuar është aleat strategjik i Kosovës dhe e ka mbështetur vendin tonë jo vetëm në procesin e arritjes së lirisë, por edhe në procesin e shtetndërtimit.

(Kosova Sot Online)