“Vendet tona janë të lidhura ngushtë”, urimi i presidentit gjerman për pavarësinë e Kosovës

  • E.K /
  • 16 February 2022 - 14:39
“Vendet tona janë të lidhura ngushtë”, urimi i presidentit gjerman për pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier ka uruar Kosovën me rastin e 14 vjetorit të pavarësisë.

Përmes një telegrami të urimit, ai ka thënë se Kosova dhe Gjermania janë të lidhura ngushtë mes

Presidenti Steinmeier ka rikujtuar vitin 2008, kur ndodhej në pozitën e ministrit të Jashtëm gjerman dhe kur bashkë me homologë të tjerë nga ShBA-të dhe Evropa u deklaruan pro njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Ndaj është kënaqësi e veçantë të mund t’ju uroj në përvjetorin e katërmbëdhjetë të pavarësisë së vendit tuaj. Vendet tona janë të lidhura ngushtë me njëri-tjetrin në pikëpamje politike, ekonomike dhe kulturore. Veçanërisht afër na sjellin kontaktet e shumta personale, para së gjithash ato të diasporës kosovare në Gjermani”, thuhet në telegramin e presidentit Steinmeier.

Më tej, në telegram, presidenti Steinmeier thekson se Gjermania e mbështet fuqishëm perspektiven e Kosovës në BE.

“Gjatë vizitës suaj shtatorin e shkuar në Berlin ne patëm mundësi të thelloheshim në aspekte të shumta të marrëdhënieve tona dypalëshe. Gjermania mbështet fuqishëm perspektivën e Republikës së Kosovës në Bashkim Evropian. Në këtë kontekst një rëndësi të madhe merr realizimi me vendosmëri i agjendës së rëndësishme të reformave të qeverisë suaj në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky do të jetë një faktor qendror në krijimin e perspektivave për të rinjtë në Kosovë, forcimin e ekonomisë, investimet e reja si dhe hapjen e vendeve të punës”, thuhet ndër të tjerë në telegramin e presidentit Steinmeier.

(Kosova Sot Online)