Vendimet që i mori sot Bordi i ZRrE-së

  • E. /
  • 16 February 2022 - 14:55
Vendimet që i mori sot Bordi i ZRrE-së

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën ka marrë disa vendime.

Në këtë seancë, Bordi  ka marrë vendim për tarifat e ndërmarrjes NQ Gjakova për sezonin 2021/2022. Sipas kryesuesit të Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu këto tarifa janë ulur për 7%.

Bordi poashtu ka aprovuar Kërkesën për vazhdim të Licencës për furnizim me shumicë me energji elektrike të ndërmarrjes  “Interenergo D.o.o. Kosova SH.P.K.”.

“Sot, janë lanë lëshuar autorizimet për VET – KONSUM  edhe për 7 gjeneratorë për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet fotovoltaike/solare, në kapacitet prej 440.4 kW. Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e sektorit si dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji”, thuhet më tutje në njoftim. 

(Kosova Sot Online)