Policia e shpalli në kërkim për “Lëndim trupor”, i dyshuari vetdorëzohet në polici

  • G.G /
  • 16 February 2022 - 16:43
Policia e shpalli në kërkim për “Lëndim trupor”, i dyshuari vetdorëzohet në polici

Policia e Kosovës,  në rajonin e Prizrenit, ka njoftuar se  pas lëshimit të kërkesës për bashkëpunim me qytetarët për arrestimin e një personi për rastin “Lëndim trupor” që kishte ndodhur më 04 dhjetor 2021, i njëjti është vetëdorëzuar dje në stacionin policor.

“Falë kësaj kërkese mbrëmë,  më 15 shkurt 2022, i dyshuari  V. S., i moshës  30 vjeçe  m/sh/k,  është paraqitur vullnetarisht në stacionit Policor ‘Jugu’ në Prishtinë. I dyshuari është shoqëruar ne Stacionin Policor në Prizren ku është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, i njëjti pranon veprën penale.

Për rastin është informuar prokurori i lëndës, i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës kërkon në vazhdimësi nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacione për  çfarëdo veprimesh të kundërligjshme, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

(Kosova Sot Online)