Personi që u ther nga vëllai po trajtohet në Spitalin e Ferizajt

  • E.K /
  • 17 February 2022 - 10:28
Personi që u ther nga vëllai po trajtohet në Spitalin e Ferizajt

Policia e Kosovës ka njoftuar se personi që u ther me thikë nga vëllai në Ferizaj është duke u trajtuar në Spitalin e Ferizajt.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj 16.02.2022 – 12:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka goditur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është duke u trajtuar në Spitalin e Ferizajt. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)