Incident në Bujanoc, thyhen xhamat e subjektit Lëvizja e Progresit Demokratik

  • E.K /
  • 17 February 2022 - 10:46
Incident në Bujanoc, thyhen xhamat e subjektit Lëvizja e Progresit Demokratik

Asamblisti i partisë Lëvizja e Progresit Demokratik në Bujanoc, Nevzad Lutfiu, ka bërë të ditur se mbrëmë janë thyer xhamat e këtij subjekti në qytetin e Bujanocit.

Lutfiu ka njoftuar përmes Facebook-ut për incidentin teksa ka ftuar organet kompetente ta zbardhin rastin.

“Është thyer xhami i LPD-së, ku është dëmtuar edhe invertari brenda zyrës. I ftojmë organet kompetente ta zbardhin këtë rast. Ky është kërcënim”, ka shkruar Nevzad Lutfiu, asambleist komunal në Bujanoc nga radhët e Lëvizjes së Progresit Demokratik

Pikërisht natën mes 16 dhe 17 shkurtit, kur në Kosovë shënohet përvjetori i 14 i Pavarësisë, në qytetin e Bujanocit janë thyer xhamat e Lëvizjes së Progresit Demokratik, një subjekt ky që udhëhiqet nga Shqiprim Musliu, i biri i ish liderit të ndjerë të LPD-së, Jonuz Musliut, njëherit ish komandant i UÇPMB.

LPD, njihet për qëndrimet e saja për mbrojtjen dhe kultivimin e simboleve dhe traditave e vlerave kombëtare në Luginë, çka ka bërë që zyrtarë të këtij subjekti këtë sulm ndaj zyrave të tyre ta quajnë edhe kërcënim.

Ndryshe, muaj më parë, në Konçul të Bujanocit, në vendlindjen e liderit të LPD-së, pikërisht ishte zgjedhur lapidari i dëshmorit Fatmir Ibishi, për t’u hequr flamuri kombëtar dhe i njejti ishte zëvendësuar me një të Serbisë. Kryetari i LPD-së, Shqipërim Musliu e kishte larguar flamurin serb dhe e zëvendësoi me flamurin kombëtar shqiptar.

Musliu, kishte thënë se gjitha këto provokime janë inskenime që vijnë nga Beogradi.

(Kosova Sot Online)