Shaip Kamberi Aleksandër Vuçiqit: Kjo është fjalia që duhej ta thoje sot

  • E.K /
  • 17 February 2022 - 11:06
Shaip Kamberi Aleksandër Vuçiqit: Kjo është fjalia që duhej ta thoje sot

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi në 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ka pasur një mesazh për presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Kamberi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se çfarë veprimi duhet të bënte sot në këtë 14 vjetori të shtetësisë së Kosovës, presidenti i Serbisë.

Reagimi i plotë:
“Srećan Dan državnosti, Kosovu”
Ky është urimi që i duhet sot Presidentit të Serbisë për ta hapur kapitullin e prosperitetit të Republikës së tij.
Përderisa ai nuk e ka mençurinë dhe vizionin për të ardhmen e vendit të tij, sot festojmë ne.
Feston Kosova, Lugina, si dhe vendet me demokraci dhe zhvillim të avancuar, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Urime Kosovë!
#HappyIndependenceDay #Kosova14

(Kosova Sot Online)