Konferenca e Sigurisë, Kurti dhe Gërvalla udhëtojnë sot drejt Mynihut

  • E.K /
  • 18 February 2022 - 08:36
Konferenca e Sigurisë, Kurti dhe Gërvalla udhëtojnë sot drejt Mynihut

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot udhëton për në Mynih të Gjermanisë ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë atje.

Kurti do të shoqërohet nga zëvendëskryeministrja, njëherit edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit bëhet e ditur se Kurti do të qëndrojë atje për tri ditë gjatë të cilave do të zhvillojë takime të ndryshme bilaterale.

(Kosova Sot Online)