Arrestohet një person në Ferizaj, rrahu një 27 vjeçare

  • E.K /
  • 18 February 2022 - 09:34
Arrestohet një person në Ferizaj, rrahu një 27 vjeçare

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 31 vjeçar në Ferizaj, pasi që i njëjti kishte rrahur një femër, 27 vjeçare.

Policia bën të ditur se viktima ka pranuar tretmanin mjekësor.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 22:00 ka pranuar një informacion se, në fshatin Varosh të Ferizajt është një rast i lëndimit trupor. Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet V.S (M/K) i moshës 31 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj personit tjetër me inicialet G.Z ( F/K) e moshës 27 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore. Për këtë e njëjta ka pranuar tretman mjekësorë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, pastaj është liruar”, thuhet në njoftim.

Tutje, Policia njofton se të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga Njësia e Hetimeve, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është iniciuar “Lëndim i lehtë trupor”.

(Kosova Sot Online)