Për Kryeprokurorin e ri të ashpërsohen rregullat e llogaridhënies!

Për Kryeprokurorin e ri të ashpërsohen rregullat e llogaridhënies!

Hajrullah Tërnava

  • 18 February 2022 - 08:00

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Me këtë afat kaq të gjatë 7 vjeçar po krijohen edhe dilema sepse ishte dashur që edhe për këtë të ketë alternativa, që në rast të gabimeve edhe të ketë mundësi të ndërrimit të Kryeprokurorit, sepse mundësit e ndërrimeve si alternativa duhen të ekzistojnë për të gjitha vendet e punës në të gjitha institucionet shtetërore duke filluar nga Kryetari i shtetit, sikur që patëm përvoja që në tri raste në mënyra të parakohshme u ndërruan ata kryetar të shtetit tonë, sepse e thëna se nuk ka ta të pazëvendësueshëm në këtë jetë, tani i përshtatet edhe rastit të Kryeprokurorit.

-Situatat e krijuara në këto periudha të pasluftës që na sollën deri në këtë gjendje kriminale të tanishme të mjerueshme, që duhet shumë të punohet në reformimin e të gjitha institucione shtetërore, sepse edhe në shumë tjera institucione pushtetarët qysh nga moti janë të kriminalizuar. Edhe kjo prokurori ishte vasale e të mëdhenjve të shtetit, dhe që shumë pak apo fare se luftoj krimin e organizuar, lejuan që Kosova të katandiset në këtë gjendje që tani bota demokratike civilizuese po e krahason me nivelin e krimeve në Kolumbi dhe shtetet tjera të ngjashme. Marrë në tërësi situatën e krijuar me këtë Qeveri qe një vit në pushtet, qartë po shihet se është në angazhim të luftimit të krimit në përgjithësi, dhe krimi që pati lulëzuar që nga paslufta e deri më tani, edhe pse pati qeveri të ndryshme që ndërroheshin me zgjedhjet që mbaheshin, por deri më tani asnjëra nuk mbahet në mend për luftimin e krimit, prandaj tani jemi në këtë situatë të kriminalizuar.

Kësaj Qeverie në pushtet i duhet kohë e tërë që ta pastroj ashtu si duhet këtë shtet, dhe tani shpresat janë se po shkohet drejtë të mirës sepse s’paku në këtë vit nuk kemi pasur dukuri të dukshme kriminale sikur që kemi pasur të tilla, nga ato krime të deritashme, prandaj tani ekzistojnë shpresat se luftimi i krimit do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Nëse analizohet kjo kohë një vjeçare e kësaj qeverie s’paku s’kemi pasur inkriminime të zyrtarëve të kësaj qeverie, prandaj edhe tani kur jemi parazgjedhjes së Kryeprokurorit, e që kanë konkurue një numër nga ata që duhet të bëhet përzgjedhja, megjithatë kohërat tani kanë ndryshua dhe e thëna “sikur është moti edhe vishet gëzofi” prandaj kohërat kanë ndryshua dhe po ndërmerren veprime që po luftojnë të këqijat. Nga ky konstatim edhe zgjedhja e kryeprokurorit të ri të shtetit do të jetë më i suksesshëm dhe në të mirë të shtetit.Pas mbylljes së listës finale dhe konfirmimit të saj nga ana e KPK-s. Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në takimin e 209-të të mbajtur të martën, ka konfirmuar listën e kandidatëve të cilët kanë aplikuar në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit janë në garë

Arben Ismajli, prokuror në Prokurorinë e Apelit, Armend Hamiti, prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Blerim Isufaj, kryeprokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Kujtim Munishi, kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Lulzim Sylejmani, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Shqipdon Fazliu, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Me që konkursi ka qenë i hapur për të gjithë kush ka dashtë me konkurue dhe kush i ka plotësua ato kushte sipas konkursit tani zgjedhja do të bëhet nga kjo që ofron kjo listë finale e kandidatëve për Kryeprokuror të shtetit, mundësi për të zgjedhur njërin prej tyre që ta udhëheq me kompetencë dhe guxim, që qytetarin ta trajton në mënyrë të drejtë para ligjit, por edhe duke pasur guxim tu ballafaquar seriozisht me luftën antikrim, për guxim në kërkim të llogaridhënies dhe përgjegjësisë profesionale individuale për secilin prokuror, për rastet që ju besohen sipas ligjit për ndjekje dhe mbrojtje sipas ligjit dhe kushtetutës.

Konkursi për pozitën e Kryeprokurorit të shtetit ka qenë i hapur në afat prej 15 ditëve, duke filluar nga 17 janari e deri më 4 shkurt 2022. Pas konfirmimit të listës së kandidatëve KPK-ja ka themeluar edhe Panelin Vlerësues për poentimin e kandidatëve që aplikojnë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Ky panel do të kryesohet nga kryesuesi i KPK-së. Tani më koha po punon për procesin e ri dhe pritet që të përzgjidhet njëri nga konkurrentët për kryeprokuror nga paneli ti cilin do ta kryesoj KPK, konfrom Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës me mandat shtatëvjeçar pa mundësi riemërimi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".