Arrestohen dy persona për sulm sek*ual, njëri i mitur

  • E.K /
  • 18 February 2022 - 10:28
Arrestohen dy persona për sulm sek*ual, njëri i mitur

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Lipjan për veprën penale sulm seksual.

Sipas policisë njëri prej tyre ishte i mitur.

Pas intervistimit nga njëri është dërguar në mbajtje, teksa i mituri është liruar në procedurë të rregullt.

“Lipjan, 16.02.2022 – 13:00. Lidhur me rastin, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur) dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa i mituri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)