Senatori amerikan uron 14 vjetorin e Pavarësisë: E rëndësishme të ripërtrihet përkushtimi i ShBA-së

  • E.K /
  • 18 February 2022 - 11:45
Senatori amerikan uron 14 vjetorin e Pavarësisë: E rëndësishme të ripërtrihet përkushtimi i ShBA-së

Senatori republikan në Komitetin për Punë të Jashtme, Jim Risch, ka uruar Kosovën për 14 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Risch ka shkruar është e rëndësishme që të ripërtrihet përkushtimi i ShBA-së për procesin e paqes sepse rritja e jostabilitetit në Ballkan është shqetësuese.

“Sot, në Ditën Kombëtare të Kosovës, është e rëndësishme që të ripërtërijmë përkushtimin tonë ndaj procesit të paqes dhe të ndërtojmë mbi arritjet e bëra deri më tani. Rritja e paqëndrueshmërisë në Ballkan është shqetësuese, por unë mbetem i sigurt në përpjekjet e atyre që ecin përpara përballë vështirësive”, ka shkruar Risch.

(Kosova Sot Online)