Kurti nisë aktivitetet në kuadër të Konferencës së Mynihut, takon Johannes Hahn

  • E.K /
  • 18 February 2022 - 13:05
Kurti nisë aktivitetet në kuadër të Konferencës së Mynihut, takon Johannes Hahn

Kryeministri Albin Kurti ka nisur aktivitetet e tij në kuadër të Konferencës së Mynihut ku ka takuar Komisionierin për Bugjet dhe Administrim Johannes Hahn me të cilin ka biseduar për mundësitë e financimit për Kosovën.

Kurti ka shkruar se integrimi evropian lidhet me vlerat e BE-së dhe se me rritjet e performancës së Kosovës në Rend dhe Ligj Kosova duhet të pranojë më shumë fonde nga BE-ja.

“Integrimi në BE ka të bëjë me reforma që lidhen me vlerat e BE-së. Me ekonomi të mirë. Me indikatorët për ekonomi të mirë dhe performancë në sundimin e ligjit ne duhet të marrim më shumë fonde nga BE-ja. I kërkova Komisionerit për buxhet dhe administratë Johannes Hahn për më shumë mbështetje për arsimin dhe punësimin e të rinjve tanë”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)