Shefqet Krasniqi jep përgjigje interesante kur pyetet se a i frikësohet vdekjes

  • E.K /
  • 18 February 2022 - 14:35
Shefqet Krasniqi jep përgjigje interesante kur pyetet se a i frikësohet vdekjes

Hoxha Shefqet Krasniqi është përgjigjur lidhur me atë se a i frikësohet vdekjes. Lidhur më këtë çështje ai ka dhënë një përgjigje interesante.

Sipas Krasniqit çdokush duhet të frikësohet nga vdekja.

“Duhet t’i frikësohet. Është normale me iu frikësu vdekjes, vec kush të rren, se dekës është normale me iu frikësu., Është normale ngase mënyra se si të gjen vdekja, mënyra se si të del shpirti dhe më e rëndë se kjo është ajo se çfarë bëhet me neve pasi vdesim”, deklaroi ai.

Më tutje hoxha tha se ka shkruar shumë libra për vdekjen por se nuk e di se si është pa e përjetuar.

“Kam shkruar libra për vdekjen, por se kam përjetuar. Pa e përjetu veç flet njeri, nuk mundesh veç në mënyrë figurative, shkencore po jo në mënyrë reale. O pasha Zotin boll zor është me vdekë. Mjafton një element, le të jetë njeriu në kënaqësitë më të mëdha, në vuajtjet më të mëdha, në dhimbjet më të mëdha në momentin që ballafaqohet me vdekje krejt ato kënaqësi i ndërpriten në krahasim me këtë që është t’u e përjetu”, tha ai 

(Kosova Sot Online)