Lexoni edhe:
Vritet një polic në Prishtinë
Kompania amerikane e imazheve Maxar tha të premten se imazhet satelitore treguan një vendosje të madhe të helikopterëve në Bjellorusi dhe një grumbullim tankesh dhe transportuesish të personelit jo shumë larg kufirit me Ukrainën, raporton The Guardian. Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podoliak, i tha CNN se “është e pamundur të thuhet me siguri se çfarë po ndodh saktësisht në mendimet e liderit rus”.Komentet e Podoliak vijnë pasi presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se është i bindur se presidenti rus Vladimir Putin ka marrë vendim për ta pushtuar Ukrainën.
Vritet një polic në PrishtinëLexoni edhe:
Podoliak theksoi se qëndrimi i Biden bazohet padyshim në informacionin e marrë nga shërbomet e inteligjencës, duke thënë se “nuk është çështje të pajtohemi apo të mos pajtohemi me deklaratat”.
Megjithatë, Podoliak përmendi edhe pjesën ku Biden tha se ka ende mundësi për zgjidhjen e situatës me anë të diplomacisë.
Një tjetër zyrtar i lartë ukrainas i tha CNN se presidenti ukrainas Zelensky planifikon të udhëtojë në Mynih. Por ai shtoi se “situata e sigurisë do të rivlerësohet në mëngjes”.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi thotë se kryebashkiaku i Kievit ia ka përcjellë “shqetësimet urgjente të njerëzve të pafajshëm të Kievit”.
(Kosova Sot Online )