Maliqi kërkon që Kosova ta rris vigjilencën lidhur me ngjarjet në Ukrainë

  • S.A /
  • 19 February 2022 - 08:31
Maliqi kërkon që Kosova ta rris vigjilencën lidhur me ngjarjet në Ukrainë

Opinionisti, Agon Maliqi ka folur në lidhje me zhvillimet në Ukrainë dhe atë se pse po përmendet Kosova në këtë mes. Maliqi u shpreh se duhet të tregohemi të kujdesshëm që të mos biem pre e dezinformatave të ndryshme. 

“Rusia këtu nuk ka prezencë fizike dhe ushtarake, por vazhdimisht mundohet të destabilizojë me forma hibride, në kuptimin e dezinformatave, destabizilizimit politik të brendshëm, këtë e kemi parë edhe në Mal të Zi. Kështuqë në këtë kontekst rreziku që na shfaqet është që të ketë përpjekje të tilla. Është shumë lehtë ndonjëherë në Kosovë me ndez fitilin e këtyre konflikteve etnike, kështuqë duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm në këtë moment për gjëra të tilla që të mos biem pre”, u shpreh ai nw Klan Kosova.

Maliqi gjithashtu tha se rreziqet ekzistojnë dhe se nga Kosova duhet një vigjilencë më të shtuar.

“Fati jonë megjithatë është që Shqipëria është vend i NATO-s, ndërsa Kosova e ka NATO-n brenda, ajo që mbetët pikëpyetje është se çka do të ndodh me Serbinë në këtë kontekst , duke qenë se ajo po mundohet të balancojë në këtë moment, mes Perëndimit dhe Rusisë. Shpresoj që qeveria, liderët dhe opozita të jenë të vëmendshëm, sepse ky është njëri prej atyre momenteve të thyerjeve të mëdha gjeopolitike. Nuk dua të bëjë ndonjë alarm të madh në këtë moment, por rreziqet ekzistojnë dhe thjeshtë duhet një vigjilencë më e shtuar”, tha tutje ai.

(Kosova Sot Online )