Klitschko kritikon kryediplomaten gjermane për helmetat: Na duhen armë

  • S.A /
  • 19 February 2022 - 08:46
Klitschko kritikon kryediplomaten gjermane për helmetat: Na duhen armë

Legjenda e boksit të kategorive të rënda, Vitali Klitschko, që tash është kryetar i Kievit, në një konferencë për shtyp ishte kritik ndaj politikës gjermane për të mos e ndihmuar Ukrainën me armë. Gjermania ka hezituar të dërgojë armë në Ukrainë gjatë krizës me Rusinë, ndonëse e ka përkrahur vazhdimisht atë me mjete financiare. Javë më parë doli lajmi që Gjermania kishte nisur 5 mijë helmeta drejt Ukrainës dhe lajmi u bë cak i talljeve. Këtë të fundit nuk ngurroi ta përmendte as Klitschko para kryediplomates Annalena Baerbock.

“Ne kemi nevojë për armë mbrojtëse…Faleminderit për 5 mijë helmetat, por nuk mjaftojnë”, tha Klitschko para Baerbock.Shteti gjerman është kritikuar shumë për qasjen ndaj krizës së fundit me Ukrainën, duke u cilësuar nga shumë si tepër e butë në raport me Rusinë. Arsyeja kryesore është gypi i gazsjellësit nga Rusia ‘Nord Stream 2’, pa të cilin Gjermania mund të vuajë shumë energjitikisht.

 

(Kosova Sot Online )