Latifi i reagon Stupcave: Jakup Krasniqi është 71 vjeçar, ka rrezik që të mos e shoh më atdheun e tij

  • E.K /
  • 21 February 2022 - 08:28
Latifi i reagon Stupcave: Jakup Krasniqi është 71 vjeçar, ka rrezik që të mos e shoh më atdheun e tij

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka reaguar ndaj një skeçi të aktorit Vedat Bajrami lidhur me krerët e UÇK-së të cilët janë të akuzuar nga Gjykata Speciale.

Latifi ka thënë se parodia me gjendjen e Krasniqit është paftyrësi. Ai po ashtu ka shtuar se Krasniqi është i shtyrë në moshë dhe mund të mos e shoh ardheun e tij.  

“Jakup Krasniqi sot është 71 vjeçar. Ka probleme të mëdha shëndetësore. Nëse zgjatë procesi kundër tij dhe të tjerëve në Hagë, ka fort rrezik që ai të mos e shoh më për së gjalli atdheun e tij, për të cilin ka punuar e luftuar si pak të tjerë. Prandaj, të bësh sot parodi me gjendjen e tij, është thjesht pafytyrësi e poshtërsi e llojit të vet”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Gresa Krasniqi, vajza e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi, po ashtu ka reaguar ashpër ndaj komedianit kosovar, Vedat Bajrami pas një skeçi ku ky i fundit imiton ish kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se ajo video mund të jetë gjithçka tjetër përveç art e humor.

Ajo shtoi se figurat historike është vështirë të imitohen dhe se duhen shkathtësi të veçanta të cilat thotë se Bajrami nuk i ka.

“As në imitimet e më parshme e hiç se hiç në këtë të fundit, as për së afërmi ske arritur të imitosh Jakup Krasniqin. Kjo sepse babi ka vlera aq të larta njerëzore të cilat për ty e shumëkënd janë të paarritshme, e shumë herë edhe të pabesueshme. Prandaj në çdo imitim të babit ti cdo herë dështon”, ka shkruar Krasniqi.

(Kosova Sot Online)