Prishtinë: Punëtorja raporton se dy persona nën kërcënimin e armës i vodhën para nga arka

  • E.K /
  • 21 February 2022 - 09:55
Prishtinë: Punëtorja raporton se dy persona nën kërcënimin e armës i vodhën para nga arka

Një rast grabitjeje ka ndodhur të dielën rreth orës 19 e 30 në Prishtinë, ku një punëtore ka raportuar se dy persona kanë grabitur nga arka 500 euro.

Sipas policisë, të dyshuarit thuhet se kanë kërcënuar viktimën me thikë.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se derisa duke punuar, dy persona të panjohur ka hyrë brenda dhe nën kërcënim me mjet të mprehtë-thikë, ka grabitur nga arka para të gatshme 500 € , dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Është informuar edhe prokurori.

(Kosova Sot Online)