A do ta lejonte Franca një referendum të baskëve ose korsikianëve në vendin e tyre?

A do ta lejonte Franca një referendum të baskëve ose korsikianëve në vendin e tyre?
A do ta lejonte Franca një referendum të baskëve ose korsikianëve në vendin e tyre?

Faik Krasniqi

  • 21 February 2022 - 07:35

Shkruan: ANALISTI - Faik Krasniqi

Nuk më çuditë iniciativa e një eurodeputete franceze në Parlamentin Evropian në favor të Serbisë, e aq më pak e një partie radikale si Le Pen, që kanë politika raciste kundër të huajve. Nëse do të lejohej të mbahej ky referendum i Serbisë në Kosovë, do të shkelej Kushtetuta e Republikës së Kosovës. A do ta lejonte Franca një referendum të baskëve ose korsikianëve në vendin e tyre.

 Franca është një shtet i BE-së dhe dihet çfarë shkelje u bëhen këtyre dy popujve,  kurse serbët në Kosovë kanë më shumë të drejta se ne shumica shqiptare.  Në anën tjetër Serbia po i fshinë nga regjistrat shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Bashkimi Evropian dhe Le Pen as që duan ta dinë për këtë gjë. Duhet të jepet alarm për këtë gjë në Bruksel. Madje për më shume se dy dekada edhe rrymën ua paguajmë serbëve në Kosovë. Kanë të drejta me shumë se indianët në Amerikë që janë autokton atje, dhe aborgjinezët në Australi. Me këto përrallisje të këtyre fashistëve të Le Pen as që duhet të merremi. Diplomacia jonë duhet të jete aktive për çështje tjera, siç e kam potencuar tek njohja e 5 shteteve të BE-së dhe liberalizimi sa me i shpejtë i vizave.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".