Arrestohet një grua në Gjilan, policia i gjeti marihuanë

  • E.K /
  • 21 February 2022 - 09:57
Arrestohet një grua në Gjilan, policia i gjeti marihuanë

Një grua është arrestuar në rrugën “Kumanova” në Gjilan, pasi tek e njëjta është gjetur dhe sekuestruar 5.5 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Pas intervistimit, e njëjta me vendim të prokurorit është liruar.

Njoftimi i plotë i policisë:

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I SUBSTANCAVE NARKOTIKE /Rr. Kumanovës, Gjilan, 19.02.2022 – 23:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që gjatë kontrollit iu është gjetur dhe sekuestruar 5.5 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit e dyshuara të lirohet në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)