Këto fshatra të Podujevës mbesin pa ujë

  • E.K /
  • 21 February 2022 - 10:42
Këto fshatra të Podujevës mbesin pa ujë

Sërish ka ndodhur defekt në linjën Albanik -Podujevë, me ç’rast KRU “Prishtina”, njofton se janë të detyruar ta ndërprejmë furnizimin me ujë për fshatrat: Dumosh, Ballovc, Sveqël dhe Gllamnik.

“Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të Njësisë Operative të Ujësjellësit në Podujevë janë duke bërë përpjekje maksimale për sanim sa më të shpejt. Rikthimi i furnizimit ndodhë kur përfundon sanimi”, thuhet në njoftimin e tyre.

(Kosova Sot Online)