Zjarri i madh në supermarketin në Ferizaj, intervistohen katër persona

  • E.K /
  • 21 February 2022 - 11:28
Zjarri i madh në supermarketin në Ferizaj, intervistohen katër persona

Katër persona janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve për zjarrin e madh që shpërtheu në supermarketin në Ferizaj, javën që e lam pas. Këtë informacion e ka bërë të ditur  Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.

Teksa foli për Express Jashari tha se prokuroria nuk i ka pranuar akoma raportet e Forenzikës e as të Zjarrfikësve, mbi shkaqet e mundshme të zjarrit.

“Janë intervistu katër persona në cilësinë e dëshmitarëvë, të gjithë janë punëtorë të supermarketit. Nuk e kemi pranu akoma raportin e zjarrëfikësve as të forenzikës. Për çdo gjë do të ju njoftojmë me kohë”, tha Jashari të hënën.

Ekzaminime në vendin e ngjarjes, një ditë pas zjarrit, ka kryer edhe njësiti i rrymës.

Ekipit të zjarrëfikësve i është dashur të qëndrojnë deri në orët e mëngjesit për të shuar tërësisht zjarrin që ka kapluar objektin e “Viva Fresh Store” në Ferizaj.

Policia ka konfirmuar se si pasojë e zjarrit ka dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa nuk ka njerëz të lënduar.

Shkaktarët e zjarrit mbeten akoma të panjohur, teksa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e shkaqeve që çuan deri te djegia e këtij supermarketi.

Me rastin po merret Prokuroria Themelore e Ferizajt.

(Kosova Sot Online)