Për një javë 23 patentë shofer iu morën qytetarëve vetëm nga Policia e Ferizajt

  • E.K /
  • 21 February 2022 - 11:34
Për një javë 23 patentë shofer iu morën qytetarëve vetëm nga Policia e Ferizajt

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, njofton se ka vazhduar me aksionet e saja në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Ky aksion, po zbatohet nga policët e Njësisë Rajonale e Komunikacoinit Rrugor dhe policët e rendit të stacioneve Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit në të gjitha rrugët magjistrale dhe lokale të rajonin të Ferizajt. Përveç policëve me uniformë janë të angazhuar edhe policë me rroba dhe automjete civile.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale nga data 14-20 shkurt-2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:

Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 295 gjoba

Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar,  18 gjoba

Kyçja e parregullt në rrugën kryesore. 7 gjoba

Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 16 gjoba

Kalimi i afatatit të regjistrimit , 23 gjoba

Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 15 gjoba

Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 145 gjoba

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 46 gjoba

Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 431 gjoba

Heqje e patentë shoferit , 23

Gjithsej , 996 gjoba

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

(Kosova Sot Online)