U kap me 3 mina, kush është i arrestuari, pjesë e skandalit të përdhunimit të minorenes nga ushtarët

  • E.K /
  • 21 February 2022 - 12:50
U kap me 3 mina, kush është i arrestuari, pjesë e skandalit të përdhunimit të minorenes nga ushtarët

Ilir Burbuqi 64 vjeç, është vënë në prangat e policisë për shkak se u kap me 3 mina me telekomandë. Ilir Burbuqi u arrestua në flagrancë në aksin Korçë-Pogradec, në vendin e quajtur Qafë-Plloçë, pasi dyshohet se do të tentonte të shiste mina me telekomandë.

Burbuqi është i njohur për policinë pasi në vitin 2003 u përfshi në skandalin e repartit të marinës në Bisht-Pallë të Durrësit. Në atë kohë, një grup ushtarësh u akuzuan se mbajtën për një muaj në mjediset e këtij reparti një 16-vjeçare, të cilën e kanë përdhunuar sistematikisht dhe më pas në bashkëpunim me persona të tjerë, pronarë lokalesh e kanë shfrytëzuar atë si prostitutë në Shqipëri dhe në Kosovë. Burbuqi ishte personi që çonte 16-vjeçaren tek ushtarët.

(Kosova Sot Online)